U përfol për një lidhje dashurie me Xhuli Nurën, reagon Noizy: Nuk kam qenë dhe nuk do të jem asnjëherë

Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, gjatë këtyre ditëve ka qenë një emër mjaft i komentuar në faqet rozë.

Kjo për faktin se u përmend disa herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova nga modelja Xhuli Nura.

Kjo e fundit në një bisedë që bëri me një banore tjetër la të nënkuptohej se kishte nisur një njohje jashtë me reperin.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta gjithashtu pati disa herë përplasje me Stresin, kryesisht për disa rroba që ua sollën brenda nga marka e Rigels Rajkut (emri i vërtetë i Noizyt).

Një reagim në lidhje me këtë nuk mungoi kësaj radhe nga 36-vjeçari, i cili sqaroi raportin e tyre me një video të postuar në InstaStory.

“Më kanë lodhur kokën me këto. A je në lidhje me personin në Big Brother. Emri im përmendet në këto programe vetëm për një arsye dhe të gjithë e dinë përse”, tha Noizy.

Reklama

Foto: Screenshot/Instagram

“Nuk kam qenë dhe nuk do të jem asnjëherë në lidhje po ua përsëris edhe një herë. Gjithçka çfarë përmendet është rrenë dhe mos më bëni t’ua vërtetoj”, vazhdoi më tej ai.

Xhuli dhe Noizy duket se nuk kanë pasur asgjë më shumë me njëri-tjetrin.