U miratua Programi për mbrojtje të konsumatorëve të ndjeshëm të energjisë

Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi Programin për mbrojtje të konsumatorëve të ndjeshëm të energjisë për vitin 2020.

Programi i definon konsumatorët të cilët bëjnë pjesë në këtë kategori, ndërsa i konstaton edhe masat për mbrojtje.

“Me Programin definohen edhe masat për kursim të energjisë elektrike dhe efikasitetit energjetik, mënyrat për realizim të masave, masat që i ndërmarrin operatorët e sistemeve për distribuim të energjisë, masat që i ndërmarrin furnitorët me obligimin për sigurimin e shërbimeve publike, përkatësisht shërbim universal në furnizimin me energji, si dhe mjetet e nevojshme dhe burime për financim”, thekson shërbimi qeveritar për shtyp. .