U larguan nga familja mbretërore, Meghan nënshkruan kontratë me “Disney”

Meghan Markle ka nënshkruar kontratë me “Disney”.

Meghan Markle ka nënshkruar marrëveshje me “Disney” në këmbim të dhurimit të fitimeve për bamirësi, për kafshët e egra, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Dukesha e Sussexit do të bëhet zëri i dhurimit për “Elefantët pa kufij”, organizatë që ndihmon për të gjurmuar dhe mbrojtur kafshët nga gjuetia.

Lajmet për këtë marrëveshje lënë të hapur mundësinë e kthimit të ish-aktores së “Siuts” në Hollywood, në mënyrë që të fitojë pavarësinë financiare.

Ekspertët thanë se duke u bërë ambasadorë të markave për gjigantët globalë siç është “Apple” mund të shihnim Prinin Harry dhe Meghan të fitonin dhjetëra miliona në vit.

Një shumë prej nëntë shifrash çdo vit – 100 milionë dollarë – do të shtonte deri në 1 miliard dollarë (760 £) gjatë një dekade.

Eksperti i markave në Mbretërinë e Bashkuar, Claire Shiels tha se vlera e çiftit mund të sfidojë shpejt Beckhamët, me vlerë 700 milionë funta.

Sipas Times, anëtarët e moshuar të familjes mbretërore akuzuan Harryn dhe Meghan se tashmë kishin nënshkruar një marrëveshje me “firma përfshirë Disney” në kohën e bisedimeve të tensionuara para Krishtlindjes.

Çifti, të mërkurën njoftuan largimin e tyre nga familja mbretërore.

Duka, 35 vjeç dhe Dukesha, 38 vjeç, thanë në fjalimin e tyre të befasishëm të 8 janarit se po largohen në mënyrë që të bëhen të pavarur financiarisht.

Thuhet se mbretëresha ishte e zhgënjyer pas njoftimit të Harryt dhe Mehghan, pasi siç raportoi BBC, asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte konsultuar para se të jepej njoftimi.