“Earth Alliance” e Leonardo DiCaprios ka dhuruar tre milionë dollarë për ta ndihmuar Australinë.
Organizata ka hapur fondin për zjarret në Australi, për të përfituar nga përpjekjet e vazhdueshme të forcojë ‘rezistencën e klimës’ në të ardhmen, shkruan Rolling Stone, transmeton lajmi.net.
Sipas Associated Press, organizata mjedisore e Leonardo DiCaprio, “Earth Alliance”, do të dhurojë 3 milionë dollarë për përpjekjet për lehtësimin e zjarrit në Australi.
“Earth Alliance” hapi fondin për Australinë, për të ndihmuar në dhurimin e fondeve, ndërsa kërkoi edhe ndihmën e të tjerëve.
Sipas faqes së fondit në internet, 100 për qind e donacioneve do të shkojnë direkt për ekipet e zjarrëfikësve, mbështetje për komunitetet e prekura dhe operacionet e shpëtimit të botës shtazore.
Fondi Australian i zjarrit do të punojë në bashkëpunim me organizatat e tjera, Aussie Ark, Bush Heritage dhe Wires Wildfire Rescue.
Zjarret në Australi kanë filluar në shtator dhe kanv shkatërruar rreth 20 milionë hektarë dhe më shumë se 2.000 shtëpi, ndërsa ua morën jetën të paktën 27 personave dhe më shumë se një miliard kafshëve.
DiCaprio dhe Earth Alliance bashkohen me një listë të madhe të të famshmëve që kanë dhuruar në përpjekjet për lehtësimin e zjarrit.
Ndihmuan edhe: Nick Cave, Chris Hemsworth dhe Nicole Kidman, Keith Urban, Elton John, Metallica, etj.