U largua papritur nga muzika, çfarë po ndodh me jetën e Alban Ramosajt?

Para disa javëve, këngëtari Alban Ramosaj njoftoi se do të largohej nga muzika.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij të Instagram, ai dha “lamtumirën” me të gjithë mbështetësit, duke ia atribuar këtë vendim vetë vetes së tij.

‘Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi flakët e qiriut që më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm’, shkruante ai mes tjerash.

Ndërkohë, Albani është ‘zhdukur’ edhe nga mediat sociale. Postimi i tij i fundit është pikërisht ky i letrës së lamtumirës së fansave. Prej javësh ai nuk poston në mediat sociale, teksa nuk e kemi parë as tek miqtë e familjarët.

Rrjedhimisht, jemi kuriozë të dimë se çfarë po ndodh me jetën e tij. Nga bëhet Alban Ramosaj? Artisti ka qenë gjithnjë i apasonuar pas udhëtimeve e ka jetuar në vende të ndryshme të botës. Kohët e fundit jetonte mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Por, ku ndodhet ai tani nuk e dimë. As se me çfarë po merret. Urojmë të rikthehet dhe ajo lamtumirë të ketë qenë e përkohshme.