U largua nga Sevilla, tre klubet ku Ramos mund ta vazhdoj karrierën

Sevilla njoftoi largimin e Sergio Ramos, i cili u largua nga klubi pas një sezoni ku ishte një nga lojtarët më të mirë të ekipit.

Qendërmbrojtësi veteran nuk pritet të mbetet në Spanjë, pasi ka deklaruar se e ka mbyllur kapitullin me futbollin spanjoll dhe dëshiron një sfidë të re.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja spanjolle ‘AS’, janë tre klube që kanë shfaqur interes për të transferuar qendërmbrojtësin veteran.

Në 37 ndeshje të zhvilluara për Sevillën, Sergio Ramos ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar një asistime duke konfirmuar formën e shkëlqyer.

Al Nassr po kërkon një qendërmbrojtës të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm për shkak të largimit të mundshëm të Aymeric Laporte, i cili synon të rikthehet në futbollin evropian. Cristiano Ronaldo, ylli i klubit saudit, dëshiron të bashkojë forcat me qendërmbrojtësin spanjoll dhe e sheh atë si një përforcim ideal për të mundur të kalojë Al Hilalin, që është skuadra më e mirë në Ligën Pro Saudite për momentin.

Fernando Hierro, drejtori aktual sportiv i Al Nassr, është një tjetër pjesë kyçe për të bindur Ramos për tu transferuar në Lindjen e Mesme.

E ardhmja e Ramos mund të jetë edhe në MLS, ku San Diego ka shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit spanjoll. San Diego do të filloj të luaj në MLS nga viti 2025 dhe Ramos është objektivi i tyre kryesor.

Një tjetër destinacion interesant për Ramos është edhe Turqia, ku është në listën e dëshirave të Galatasaray. Skuadra turke e sheh si një përforcim ideal të mbetet një ekip konkurrues dhe të bëjë një hap në cilësi.