U largua nga Irani pas Botërorit, portugezi pranë stolit të Katarit

Federata e Futbollit të Katarit konfirmoi të premten largimin e Félix Sánchez nga posti i trajnerit. Në fakt, ishte dita e fundit e kontratës për spanjollin, i cili e drejtoi ekipin për pesë vite e gjysmë. Ai fitoi Kupën e Azisë në vitin 2019, por zhgënjeu në Botërorin e shtëpisë me tri humbje dhe vetëm një gol të shënuar në fazën e grupeve. Sánchez supozoi, në një deklaratë në faqen e internetit të federatës, se ai donte të “eksploronte sfida të reja”.

Pasardhësi i sanjollit te Katari mund të jetë portugez. Sipas shtypit vendas, federata e futbollit tashmë është duke negociuar me Carlos Queiroz, i cili u largua nga kombëtarja e Iranit pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës. Gazetari Mohammed Al-Kaabi madje flet për arritjen e një “marrëveshjeje në parim” e tashmë mbetet për t’u përcaktuar vetëm paga e trajnerit.