Dua Lipa ditë më parë mori pjesë në ceremoninë “Grammy Awards”, ku u shoqërua nga i dashuri i saj.
Pas asaj ceremonie, këngëtarja e ka vazhduar festën në një ndejë të organizuar nga Lizzo, kjo e fundit për të festuar për çmimet.
Ato festuan në një klub me striptiste, ndërsa në rrjete sociale u publikuan disa video ku Dua shihej duke hedhur para për ato valltare.
Kjo gjë nxiti reagime të shumta në publik, madje kishte prej tyre që kërkonin bojkotimin e këngëve të Duas.
Pas gjithë kësaj ‘zhurme’ ka reaguar Dua, e cila tha se me t’u ftuar në këtë ndejë e ka ditur saktësisht se çfarë do të bënte.
“Lizzo na ftoi në një natë të çmendur vajzash për të festuar fitoret e saj në “Grammy” dhe unë e dija saktësisht se çfarë duhej të bëja. Mbështetje për bandën e vajzave lokale”, ka shkruar ajo.