E ndjekin edhe fëmijët, por Stresi s’e ka problem të postojë narkotikë

Stresi është goxha aktiv në rrjete sociale, në të cilat nuk i kursen aspak edhe fotografitë që nuk janë të përshtatshme për audiencën që e ndjek.

Së fundi, ai publikoi imazhe përmes së cilave shfaq në tavolinë disa bonbone, e në një pjesë edhe lëndë narkotike.

Kjo nuk është hera e parë që ky reper bën një veprim të tillë, për të cilin edhe kritikohet ashpër.

Për ndryshe, Stresi së fundi ka qenë i përfolur për ribashkim me Keisin, por një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar ende asnjëri prej tyre.