U gjobitën me nga 3000 euro sepse kërkuan të komunikojnë në shqip gjatë karantinës (Video)

10 qytetarë shqiptarë janë dënuar me gjoba nga 3000 euro nga Gjykata Themelore e Stugës me arsyetimin se kanë shkelur rregullat e karantinës gjatë qendrimit 14 ditor, shkruan gazeta LAJM. Por, të dënuarit që sot protestuan në Shkup, thonë se nuk kanë bërë asnjë shkelje dhe se shkak për këto gjoba është bërë kërkesa e tyre që formularët e karantinës të jenë edhe në gjuhën shqipe, pasi nuk kuptonin maqedonisht.

U gjobitën me nga 3000 euro sepse kërkuan të komunikojnë në shqip gjatë karantinës (VIDEO)

U gjobitën me nga 3000 euro sepse kërkuan të komunikojnë në shqip gjatë karantinës (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Wednesday, May 13, 2020

“Kemi dënime nga 3000 euro që na ka lëshuar Gjykata Themelore e Strugës. Ne kemi qenë në karantinë dhe kemi kërkuar që formularët të jenë në gjuhën shqipe. Kemi bërë një lloj proteste të vogël, para derës së dhomës, secili. Autoritetet nuk na kanë informuar fare për rregulloren e karantinës, çfarë denime parashikohen, vetëm na kanë dërguar dënimet. Ne nuk kemi bërë asnjë shkelje”, tha Besim Fetai nga Tetova.
“Shkelje nga prej anës së stafit të hoteli apo prej shtetit. Kjo është e argumentume edhe prej kamerave. Jemi 10 persona që na kanë ardhë këto dënime”, tha Harun Abazi nga Kumanova.
Avokati Naser Raufi, i cili me kërkesë të Aleancës për Shqiptarët mbron të dënuarit, thotë se klientët e tij janë dënuar vetëm pse kanë kërkuar të përdorin gjuhën amtare dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje të rregullave të karantinës.
“Bëhet fjalë për thyerje klasike të ligjit të gjuhës shqipe. Mund të konstatojmë se gjithë procedura ka qenë në gjuhën maqedonase edhe pse të akuzuarit kanë insistuar në gjuhën amtare. Nuk është e vërtetë se të dënuarit janë larguar nga hoteli siç qendron në akuzë, këtë do të tregojë këtë. Por, refuzimi i tyre që ta nënshkruajnë dokumentacionin që ka qenë në gjuhën maqedonase është arsye pse janë dënuar”, tha Naser Raufi, avokat.
Për rastin në fjalë, ditë më parë ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti kanë theksuar se qytetarët shqiptarë janë dënuar padrejtësisht vetëm pse nuk kanë pranuar që dokumentet e dhëna gjatë karantinimit, t’i nënshkruajnë vetëm në gjuhën maqedonase. /Senehate Nimani, Amir Idriz – Gazeta LAJM