Paketë e re e masave monetare të Bankës Popullore, norma bazë e interesit ulet në 1,5 për qind

Banka Popullore miratoi paketë të re të masave monetare me të cilat e uli normën bazë të interesit për 0,25 pikë përqindje me çfarë ajo do të jetë 1,5 për qind. Është zgjeruar edhe përfshirja e instrumenteve për sigurimin e likuiditetit të denarit në sistemin bankar. Me relaksimin e politikës monetare duhet të sigurohet mbështetje nga bankat e ekonomisë vendore përmes rritjes së aktivitetit kreditor dhe zbutjen e efekteve nga goditja negative mbi ekonominë.
Komiteti për politikë monetare operative të Bankës Popullore (KOMP) në seancën e djeshme i ka shqyrtuar treguesit kryesorë për ekonominë vendore dhe lëvizjet e tregjeve financiare ndërkombëtare dhe vendore, në kontekst të vendosjes së politikës monetare. Prej atje sqarojnë se vendimi për relaksim mëtejshëm monetar bazohet në stabilizimin e pritjeve dhe besimit të subjekteve ekonomike në periudhën e fundit, dukshëm përmes lëvizjeve të përmirësuara të tregut devizor dhe te depozitat në sistemin bankar. Ato rrethana, në të njëjtën kohë nivel komfor
të rezervave devizore dhe inflacionit të moderuar, ndërsa gjatë vlerësimit për efekte të pavolitshme nga kriza shëndetësore mbi aktivitetin ekonomik në afat të shkurtër, hapin hapësirë për mbështetje të mëtejshme përmes politikës monetare.
Në seancë është marrë vendim të bëhen edhe ndryshime shtesë përmes të cilave nga banka qendrore do t’u mundësohet bankave qasje më e madhe deri te likuiditeti, nëse në periudhën e ardhshme paraqitet një nevojë e tillë, që indirekt hap edhe hapësirë shtesë për rritje të mbështetjes së kredisë të ekonomisë./MIA