U fut pa leje në kompjuterin e një kompanie nga Shkupi, 40-vjeçari ka shkaktuar borxh prej 1.249.000 denarëve

MPB ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 40-vjeçari nga Bogdanci, pasi i njëjti ka hyrë pa autorizim në sistemin enjë kompanie nga Shkupi dhe ka shkaktuar borxh prej 1.249.000 denarëve, përcjell TV21.

“DPB -Gjevgjeli ka paraqitur kallëzim penal kundër I.T. (40) nga Bogdanci, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “dëmtim dhe qasje të paautorizuar në sistem kompjuterik”. I raportuari me datë 29.11.2022, me program të shkarkuar nga interneti, ka hyrë në kompjuterin personal të personit juridik nga Shkupi-përfaqësi në Gjevgjeli dhe ka bërë borxh në shumë prej 1.249.000 denarëve”, thonë nga MPB.