Rreth 2700 studentë do të përfitojnë rritje të bursave në vlerë prej 6.050 denarëve

Rreth 2.700 studentë, përfitues të bursave nga vitet e kaluara akademike, do të përfitojnë
rritje të mjeteve, përkatësisht në të ardhmen do të marrin bursa në vlerë prej 6.050 denarë.

MASH bën me dije se me këtë vendim iu përgjigj kërkesave të studentëve, ku edhe një herë konfirmoi angazhimin për barazi dhe kujdes për këtë kategori të qytetarëve.

Studentët përfitues të kesaj kategorie bursash, gjatë javës së ardhshme do të informohen për
mënyrën dhe procedurën e rregullimit të kësaj të drejte.