Blasta u dogj në vend intim javën e kaluar në “Big Brother VIP Kosova”.
Këngëtari u dogj aksidentalisht në vend intim nga Artani, shkruan lajmi.net,
Blasta u largua për në spital, për të marrë trajtim mjekësor në spital.
Një ditë më vonë u kuptua që Blasta është larguar nga shtëpia për shkak të këtij incidenti.
Ai ka reaguar për herë të parë pas daljes duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.
“Përshëndetje të gjithëve. Desha të ju falënderoj të gjithëve që keni votuar për mua. Faleminderit për përkrahjen që ma keni dhënë sa kam qenë në shtëpi. E vlerësoj shumë”, u shpreh ai.
Tutje, këngëtari theksoi se është mirë dhe se po vazhdon të rikuperohet në lidhje me këtë.
“Faleminderit për interesimin që keni shprehur për shëndetin tim. Tani jam mirë dhe jam duke u rikuperuar dhe do të bëhem mirë. Faleminderit shumë dhe ju dua fort”, vazhdoi ai./Lajmi.net/



