Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, ka thënë se dënimi me dy vjet e gjysmë burg është i pabazuar dhe se vendimin do ta ankimojë përmes ekipit ligjor.
Ai tha se në të gjithë procesin nuk është vërtetuar qëllimi i tij për të lidhur kontrata.
“Unë kam zbatuar vetëm synimet e të tjerëve, pra të Qeverisë, të cilat i ka propozuar zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi”, tha Muhamed Zekiri.
“Kam përmendur në fjalën time përmbyllëse, shembujt në Qeveri, kur ngarkohet sekretari i përgjithshëm, thuhet qartë kur bëhet fjalë për zbatimin e prokurimit publik, në këtë rast nuk ka qenë, po ashtu edhe këshilltarët juridikë në Qeveri nuk kundërshtuan. Nuk kam qenë unë ai që i kam parë kontratat, por ato janë parë nga ekspertë juridikë në Qeveri dhe në asnjë moment nuk më kanë treguar që nuk duhet të firmos”, shtoi ish-sekretari i përgjithshëm.




