U arrestua një anëtar i sigurimit të Mickoskit: Ai e rrahu gruan e tij

Rade Ristovski, i cili është pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, u dënua me tetë ditë paraburgim për dhunë në familje sepse rrahu gruan e tij Sara, raporton 24MK, përcjell Portalb.mk.

Informacioni u konfirmua nga Gjykata Penale dhe nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacionit policore, Ristovski është pjesë e sigurimit të kryeministrit Mickoski dhe ishte në një pozicion si pjesë e sigurimit, pra si pararendës.

Sara Ristovska është mjeke dhe pronare e një klinike private. Burime nga Gjykata Penale thonë se Ristovski po ndiqet penalisht për një krim që parashikon një dënim me burg nga gjashtë muaj deri në tre vjet.