Policia e Maqedonisë së veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy të punësuarve në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, pasi kundërligjshëm kanë arritur të marrin 155 mijë denarë si pensione sociale, transmeton Portalb.mk.
“I denoncuari i parë, duke punuar si operator i futjes së të dhënave në Qendrën për Punë Sociale të Tetovës, më 02.06.2022 dhe 05.10.2022, ka lëshuar mjete të paligjshme në shumë totale prej 155.500 denarësh në emër të të denoncuarit të dytë, të cilat i dedikoheshin një personi tjetër në bazë të vendimit për ushtrimin e së drejtës për pension social”, raporton Policia.
Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj 42 vjeçarit I.E. dhe 31 vjeçarit J.E. nga fshat Përshovcë, rajoni Tetovës.
Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale, duke përvetësuar kundërligjshëm 155 500 denarë.



