U arrestua një 25-vjeçar, kreu “vjedhje të rëndë”

Më 15.09.2021 në ora 05.50 është arrestuar B.O.(25) nga fshati Paligrad, komuna e Zelenikovës për mbajtjen e dënimit me burg.

“Policët e Njësitit për Punë të Brendshme Aerodrom dhe Draçevë – sektori për hetime, në bazë të urdhrit gjyqësor e kanë privuar nga liria B.O.(25) nga fshati Paligrad, komuna e Zelenikovës për mbajtjen e dënimit me burg prej 1 viti e gjashtë muaj për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në bazë të nenit 236 paragrafi 1 të Kodit Penal”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Personi është dorëzuar në Stacionin Policor në Draçevë për procedurë të mëtutjeshme.