Tyson i bindur për më të mirin, legjenda e boksit vlerëson britanikun

Mike Tyson një nga legjendat e boksit beson se britaniku Tyson Fury do të jetë ylli i cili do të shkëlqejë për një periudhë të gjatë në ring. Ikona e boksit, në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar mendimin e tij, duke thënë se kampioni i botës në peshën e rëndë e ka treguar se është më i miri në divizonin e tij.

Tyson Fury e ka treguar se ai është më i miri. Kam respekt maksimal për Oleksandr Usyk ashtu dhe Deontay Wilder, por për mua vlerësi më të lartë meriton Fury. Në ring ai ka treguar se ka diçka të veçantë dhe mendoj se do të mbretërojë për shumë kohë në divizonin e tij.

Gjasat janë që shumë shpejt Fury e Usyk të kenë një përballje emblematike së bashku, e lidhur me këtë temë ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, “Iron Mike” shprehet: “Nëse kjo sfidë realizohet, mendoj se Tyson nuk do të bëjë gabimet e Joshua. Mendoj se Tyson do të ushtrojë mjaft presion ndaj Usyk dhe do ta fitojë sfidën”.

Tyson gjatë karrierës së tij arriti që të marrë 50 fitore, prej të cilave 44 me “knock out”.