Tyson Fury insiston se është pensionuar nga boksi dhe disa pamje të fundit ku ai shihet duke konsumuar alkool vetëm sa përforcojnë këtë qëndrim.
Megjithatë, Fury mund të kthehet përsëri nga pensionimi i tij, varësisht nga rezultati i duelit të Anthony Joshua dhe Oleksnadr Usyk.
Kështu thotë edhe Bob Arum, i cili ishte promotor i britanikut Fury.
“Mendoj se Fury do të pres për të parë se si përfundon revanshi i Anthony Joshua ndaj Oleksandr Usyk, dhe pastaj do të marrë vendimin nëse do të vazhdojë ose jo”, ka thënë Arum, transmeton lajmi.net.
“Përveç duelit me fituesin e Joshua-Usyk, nuk ka shtysë tjetër që e bën atë të kthehet”, shtoi ai.
Tyson Fury do të dëshironte ta konfirmonte veten e tij si kampion i unifikuar në peshat e rënda të boksit. Kjo është sfida që i ka dhënë edhe Lennox Lewis.