Tyson Fury lë të hapur mundësinë e rikthimit në WWE

Kampioni i botës në boks, në peshat e rënda, Tyson Fury, e ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të tij në WWE.

Britaniku e paralajmëroi pensionimin nga boksi para ndeshjes ndaj Dillian Whyte, por duket se fundi i karrierës së tij në këto lloj luftrash është ende i largët.

Vetë Gypsy King tha se duhet të flasë me shefin e kompanisë, Vince McMahon, për një rikthim eventual në mes të mundësve, transmeton lajmi.net

“Duhet të flas me Vince dhe djemtë, ndoshta edhe mund të ndodhë”, theksoi ai.

Fury ishte edhe më parë pjesë e kompanisë. Ai u shfaq në vitin 2019 në eventin e mbajtur në Arabinë Saudite, duke e mposhtur Braun Strownmanin.