Tymnajat e Ramës para opinionit ndërkombëtar!

Shkruan: Medai Shaholli

Pak para nisjes së debatit që do të mbahej për llogaridhënien në Këshillin e Sigurimit në OKB, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një dalje mediatike, ku tha se shkelja e të drejtave të njeriut është një prioritet i Shqipërisë në Presidencën që ka marrë në drejtim këtë muaj.

Ai në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurimit, ka thënë se ”Shqipëria në OKB do të jetë në ballë të përpjekjeve për të ndaluar krimet nga e gjithë bota.”
Rama tha se ”viktimave të pafajshme, Këshilli i Sigurimit u detyrohet me vepra dhe jo me fjalë, ku përmendi ato të gjenocidit të Srebrenicës apo 20 mijë grave të dhunuara në Kosovë gjatë spastrimit etnik, bëjnë të ditur mediet e ndryshme.

Ky është kryeministri ynë sharlatan Edi Rama, ku në njërën anë i urdhëron socialistët e tij në parlamentin shqiptar të rrëzojnë rezolutën për gjenocidi serb në Kosovë, sepse është propozuar nga një nongrata dhe nga ana tjetër, nuk përkrah asnjë nismë të socialistëve për të përgatitur një rezolutë të re duke njohur gjenocidin serb në Kosovë gjatë luftë në vitet 98/99 me pretekstin se nuk është koha për veprime të nxituara.
Ndërsa në OKB para ndërkombëtarëve ai shtiret si humanist i madh dhe flet si engjëll për viktimat e luftës në mbarë botën.

Ky është kryeministri ynë mik i zemrës dhe ‘vëllam’ i presidentit serb Vuçiq, që hedh tymnaja para ndërkombtarëve sesi i dhimbsen viktimat e terrorit serb në Kosovë, por që në takimet me presidentin serb Vuçiq, nuk i kërkon atij asnjë shpjegim për qëndrimet shoviniste serbe dhe pretendimet teritoriale për Kosovën si pjesë e Serbisë, ku e bën kryeministrin shqiptar bashkëfajtor të agjendës serbe kundër Kosovës.

Kryeministri ynë i papërgjegjshëm Rama, për më tepër e ka obligim kushtetues për t’i mbrojtur të drejtat kombëtare të shqiptarëve jashtë Shqipërisë administrative, gjë që për të pretendimet teritoriale serbe ndaj Kosovës (duke e mbajtur në kushtetutë Kosovën si pjesë e Serbisë) sipas tij nuk përbën kërcnim ndaj sovranitetit dhe integritetit teritorial ndaj Kosovës por e ka tiposur qëndrimin se ajo është çështje që ‘nuk i takon Shqipërisë’.

Ky është skuthi Edvin Rama, që luan me dy standarde, një për ndërkombëtarët dhe një për shqiptarët dhe vëllazërinë e Sorosit, ku Kosova për të paraqitet si ‘tokë e nxanun’ e trashëgimisë shoviniste serbe, që në marrëdhëniet mes fqinjëve të rajonit Shqipëria nën udhëheqjen e tij do të kontribuojë në shërbim të paqës dhe stabilitetit në rajon, pa çka se kërcnimi ndaj Kosovës është real dhe jo imagjinar.

Qëndrimi i palëkundur dhe pakusht pro ‘Open Ballkanit’ i kryeministrit Rama ndaj sajesës serbo-ruse duke shmangur procesin e Berlinit, dëshmon qartë për angazhimin e tij kundër interesave mbarëkombëtare të shqiptarëve.