Turqia shpëton 231 emigrantë të paligjshëm të kthyer nga Greqia në Egje

Komanda e Rojës Bregdetare turke njoftoi se janë shpëtuar 231 emigrantë të paligjshëm që Greqia i ka kthyer prapa gjatë ditës në ujërat territoriale turke. Sipas një deklarate nga komanda bëhet e ditur se elementët e Rojës bregdetare greke kanë kryer 7 kthime të ndryshme prapa të cilat kanë filluar që nga ora 03:30 dhe kanë përfunduar pas orës 12:33 sipas kohës lokale.

Roja bregdetare greke ka ndërhyrë ndaj gomoneve të emigrantëve duke i kthyer prapa në ujërat turke në brigjet e qyteteve Izmir, Balıkesir dhe Çanakkala.

Elementët e Rojës bregdetare turke me detyrë në rajon shpëtuan 231 emigrantë të parregullt dhe i dërguan ata në zona të sigurta.

Emigrantët e shpëtuar shprehën falënderime ndaj ekipeve të Rojës bregdetare turke.