Grupi i parë i vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që Turqia i ka porositur nga Kina do të mbërrijnë nesër në Stamboll, transmeton Anadolu.
Në deklaratën nga Zyra e Shtypit të Turkish Airlines (THY), grupi i parë prej 3 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 do të mbërrijnë nesër me avionin e THY-së nga kryeqyteti kinez Pekin në Stamboll.
Sipas njoftimit, 17 kontejnerët më pas do të transportohen në Ankara nëpërmjet një avioni tjetër të THY-së.