Turqia i përkulet presionit amerikan, shkëput lidhjet me bankat ruse

Tregtia e Turqisë me Moskën mori hap gjigant prapa kur të mërkurën u konfirmua se tre bankat që po procesionin pagesa me Rusinë u tërhoqën shkaku i presionit nga Washingtoni.

Ky vendim u mor pas presionit të vazhdueshëm nga SHBA-të ndaj Turqisë, si anëtare e NATO-s, që të kufizojë marrëdhëniet me Rusinë, raporton France24, transmeton Klankosova.tv.

Thesari amerikan paralajmëroi në javën e kaluar se bankat turke që po punojnë me kartelat bankare ruse Mir “rrezikojnë të mbështesin përpjekjet e Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA-ve” dhe mund të penalizohen ekonomikisht edhe vet ata.

Megjithatë, tre bankat shtetërore turke Halkbank, Vakifbank dhe Ziraatbank vazhduan të punojnë me këto kartela, transmeton Klankosova.tv.

Këto tre banka ‘ende po procesojnë pagesa, mirëpo ato kanë caktuar një datë për tërheqje nga ky shërbim”, thotë një zyrtar në kushte anonimiteti, meqenëse asnjë vendim zyrtar nga këto banka nuk është njoftuar publikisht.

Ky vendim u mor pas një takimi të kryesuar nga Erdogan, i cili ishte i fokusuar në ‘alternativat’ ndaj kartelave ruse.

Lulëzimi i tregtisë midis Turqisë dhe Rusisë gjatë luftës në Ukrainë ka qenë shqetësim i madh në Washington, transmeton Klankosova.tv.