Turqia i kërkon Rusisë të ndalojë sulmet kundër Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, kërkoi nga homologu rus, Sergei Lavrov, që të ndalë ofensivën e Moskës kundër Ukrainës.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se Cavusoglu dhe Lavrov biseduan të shtunën përmes telefonit.

Cavusoglu i tha Lavrovit se përshkallëzimi i mëtejshëm ushtarak nuk do të sillte përfitime për askënd, raporton AFP.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë më herët se Turqia po përpiqet të punojë drejt shpalljes së një armëpushimi të menjëhershëm “për të parandaluar humbje të mëtejshme të jetëve dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme në Ukrainë”.

Cavusoglu përsëriti “gatishmërinë e Turqisë për të organizuar negociata midis Federatës Ruse dhe Ukrainës”.