Publikohet vendimi i gjykatës kroate kundër Bashkim Osmanit

Më së voni deri në fund të javës së ardhshme, Bashkim Osmani, 56-vjeçari nga Gjakova, do t’iu dorëzohet autoriteteve spanjolle.

Vendimi për ekstradimin e tij sipas një urdhër-arresti të Europolit u bë i formës së prerë të martën, konfirmoi Edvina Sueviç, një zëdhënëse e Gjykatës së Qarkut të Pulës në Kroaci, raportoi të premten gazeta kroate “Jutarnji List”.

Vendimin, siç raporton “Jutarnji List”, e ka konfirmur edhe avokati i tij mbrojtës, Matija Millosh.

Bashkim Osmani u arrestua në Poreç të Kroacisë pas një aksioni të Europolit.

Sponsored Links
You May Like
Nuk do ta besoni se kush e shkakton rënien e flokëve te meshkujt dhe te femrat
Mjekesia.com
by Taboola
Avokati i tij tha tri ditë më parë se Osmani është i pafajshëm.

“Akuzat kundër tij krejtësisht të pabaza dhe nuk kanë lidhje me të vërtetën”, tha avokati i të arrestuarit për trafik kokaine, Bashkim Osmani.

Osmani thotë se është i pafajshëm dhe nuk është kundër ekstradimit të tij në Majorka të Spanjës.

Lideri i dyshuar i një rrjeti që trafikonte kokainë në të gjithë Evropën dhe që dyshohet se pastronte para, i ka mohuar të gjitha akuzat, tha të mërkurën avokati Milosh.

E përditshmja spanjolle Diario de Mallorca, duke cituar burimet policore, pretendon se policia ka sekuestruar 56 mijë euro, disa kompjuterë dhe celularë dhe dy pistoleta në një hotel në Poreç.

Në një kontroll në vilën e tij në Spanjë, pretendon gazeta, hetuesve iu desh shumë kohë për të hapur kasafortën. Në të kanë gjetur shuma të parëndësishme parash, bizhuteri dhe dokumente. Mirëpo, në banjë kanë gjetur tufa prej disa mijëra eurosh të fshehura në një pako me peceta higjienike, shkruan gazeta kroate “Jutarnji List”.

Sipas mediave spanjolle, në kërkim kanë marrë pjesë edhe agjentë të FBI-së.