“Turqia deporton një luftëtar terrorist me origjinë nga Maqedonia e Veriut”

Ministria e Brendshme e Turqisë, njoftoi se është deportuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut luftëtar i huaj terrorist.

Në njoftimin e bërë nga ministria, theksohet se vazhdon deportimi i luftëtarëve të huaj terroristë në vendet e tyre.

Më tej në njoftim theksohet se në këtë drejtim edhe një luftëtar i huaj terrorist me origjinë nga Maqedonia e Veriut është deportuar në vendin e tij.