Të famshmit i frikësohen koronavirusit, dalin me maska e doreza në publik

Përhapja e COVID-19 i njohur si koronavirusi ka alarmuar qytetarët në mbarë botën.

Edhe të famshmit, të cilët janë vazhdimisht në udhëtime, e ndiejnë rrezikun nga ky virus, andaj kanë marrë masat paraprake.

Shumë prej fytyrave publike janë shfaqur me maska e doreza, si masa parandaluese ndaj virusit që po përhapet kudo.

Virusi ka prekur edhe kinematografinë dhe muzikën, shumë premiera të filmave janë shtyrë, e shumë koncerte të yjeve botëror janë anuluar.

Aktorë, këngëtarë, e yje të televizionit janë fotografuar në ambiente të ndryshme me maska në fytyrë.

Madje, kishte edhe të tillë siç është Sylvester Stallone, i cili u pa me doreza në supermarket.

Edhe emrat e famshëm siç janë Floyd Mayweather, Lil Nas, Ron Howard, Vanessa Hugens, Cara Delevigne, Naomi Campbell, Pryanka Chopra, kanë marraë masat e nevojshme për t’u mbrojtur.

Disa prej personazheve publike, siç është blogerja Chiara Ferragni, ka marrë iniciativë për grumbullimin e fondeve për njësitë e kujdesit intenziv.

Pavarësisht të gjitha këtyre, doktorët vazhdojnë të bëjnë thirrje që masat më efektive janë larja e duarve vazhdimisht, kurse maskat nuk konsiderohen si mjet që i siguron nga mos-infektimi.

Më poshtë mund ta shihni listën e të famshmëve që kanë marrë masat mbrojtëse kundër koronavirusit.

Priyanka Chopra

Sebastian Stan

Gwyneth Paltrow 

Naomi Campbell

Bella Hadid 

Kim Kardashian

Cara Delevigne, Lily Donaldson and Joan Smalls

Vanessa and Stella Hudgens

Pharrell Williams

The Weeknd

Kate Hudson

Sylvester Stallone