“Turp”, Rozana Radi reagon pas bullizmit ndaj Beatrix Ramosaj

Pak ditë më parë Beatrix Ramosaj ka dalur me një mesazh të gjatë ndaj të gjithë atyre që e bullizuan.

Këngëtarja u shfaq e përlotur, derisa u shpreh se bullizmi ndaj saj nuk po mbaron tash e sa muaj, shkruan lajmi.net.

Ajo mesazhin e dha përmes një videoje në profilin e saj të ‘Instagramit’.

Pas kësaj videoje ajo mori mbështetje të jashtëzakonshme jo vetëm nga ndjekësit dhe fansat e saj por edhe nga shumë fytyra publike.

Madje ndaj kësaj situate reagoi edhe nëna e Rita Orës, Vera Ora.

Por në mesin e personazheve të shumta reagim pati edhe këngëtarja shqiptare, Rozana Radi.

“Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë. Mbushe mendjen me mendime optimiste. Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin. E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh. Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde. Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampione. Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka. Kjo është për të gjitha portalet që na kanë çmendur me këto lajme të cilat nuk i duhen askujt të gjithë ju që bullizoni dikë mendoj që në jetën tuaj. Mund të kemi harruar ata që ju kanë munduar por kurrë nuk i harrojmë ata që na kanë tallur. Turp”, thuhet në reagimin e Rozana Radit.

Kujtojmë se Trixa është paragjykuar dhe kryqëzuar nga publiku pas lidhjes që krijoi me Donaldin brenda shtëpisë së “BBV”./Lajmi.net/