Turkmenistani planifikon shuarjen e “Portës së Ferrit”

Presidenti i Turkmenistanit ka urdhëruar shuarjen e “Portës së Ferrit” në vend, një zjarr që digjet për dekada në një krater të madh gazi në shkretëtirë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Gurbanguly Berdymukhamedov dëshiron ta shuajë atë për arsye mjedisore dhe shëndetësore si dhe si pjesë të përpjekjeve për të rritur eksportet e gazit.

Misteri rrethon krijimin e kraterit Darvaza në shkretëtirën Karakum.

Shumë besojnë se u formua kur një operacion shpimi sovjetik shkoi keq në vitin 1971.

Mirëpo, eksploruesi kanadez, George Kourounis ekzaminoi thellësitë e kraterit në vitin 2013 dhe zbuloi se askush në të vërtetë nuk e di se si filloi.

Sipas gjeologëve vendas turkmenë, krateri i madh u formua në vitet 60-ta, por u ndez vetëm në vitet 80-ta.

Krateri është një nga atraksionet turistike më të njohura të Turkmenistanit.