Kina regjistroi 14.64 milionë udhëtime hyrëse të kryera nga të huajt në gjysmën e parë të sivjetshëm, 152.7 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të premten Administrata Kombëtare e Imigracionit.
Në bazë të rritjes së numrit të turistëve të huaj qëndron heqja e vizave nga ana e Kinës me shumë vende dhe krijimi i kushteve më të favorshme për të plotësuar nevojat e udhëtarëve të huaj.
Politika e heqjes së vizave ka inkurajuar një fluks më të madh udhëtarësh nga vendet e tjera të botës në Kinë. Për shembull, sipas zyrës së Gjenevës të kompanisë ajrore “Air China”, 6 364 pasagjerë udhëtuan mes Gjenevës dhe Pekinit në mars të vitit 2024 pas fillimit të politikës së heqjes së vizave, duke u rritur 374.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Njëkohësisht, Kina ka marrë shumë masa reformuese për ta lehtësuar udhëtimin brenda vendit për udhëtarët e huaj.
Kina gjithashtu ka ndërmarrë hapa intensivë për të lehtësuar procesin e pagesave për udhëtarët e huaj. Në mars u publikua një udhëzues për të përmirësuar shërbimet e pagesave me kartat bankare, duke promovuar përdorimin e parave dhe duke lehtësuar pagesat me celular.
Përdoruesit e huaj të platformave kryesore të shërbimeve të pagesave, si “Alipay” dhe “WeChat Pay”, tani mund të lidhin kartat e tyre ndërkombëtare të kreditit, si “Visa” dhe “MasterCard”, me këto platforma.(Xu Guang)