Tuna paralajmëron këngën e re, vëmendje merr komenti i ish-partnerit Cozman

Këngëtarja e mirënjohur, Tuna pas një pauze po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Kështu ka njoftuar ajo përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj të Instagramit ku edhe ka publikuar disa imazhe që duket se janë të shkëputura nga xhirimet e klipit.

Teksa dukej në formë të mirë e shtrirë në një vaskë, ajo që mori vëmendje ishte komenti i ish-partnerit dhe ish-bashkëpunëtorit të saj Cozman.

Foto: Arkiv

Sipër imazhe, reperi i njohur ka lënë dy ‘emoji’ të stuhisë dhe bombës duke përforcuar edhe më shumë zërat që dyshja po vijnë me një projekt të përbashkët.

Nëse kjo është e vërtetë atëherë ky do të ishte dueti i tretë me radhë për Tunën dhe Cozmanin.

Dyshja vite më parë kishin sjellur këngët “Fenix” dhe “Holla” të cilat ishin kthyer në hite dhe numërojnë miliona klikime në YouTube.

Foto: Tuna/Instagram

Përveç si bashkëpunëtor, Tuna dhe Cozman përgjatë asaj kohe ishin edhe një prej çifteve më të komentuara në media rozë.