Tuna me mesazh domethënës nga Dubai

Dubai është kthyer në njërin nga destinacionet më të preferuara të artistëve shqiptarë.

Së fundi është këngëtarja e njohur, Tuna ajo e cila po shijon pushimet në Dubai, shkruan lajmi.net.

Pushimet këngëtarja është duke i kaluar me dy djemtë e saj, Tianin dhe Zenin.

Përmes postimeve që ajo ndan në ‘Instagram’, tregon se është duke kaluar momente tejet të mira.

Në njërin prej tyre në ‘Instastory’, ajo ka kërkuar që të punohet më shumë për të iu siguruar një jetë më të mirë fëmijëve.

“Gëzuar për të gjithë ju. Le të vazhdojmë të punojmë për ta bërë këtë botë një vend më të lumtur e të sigurt për fëmijët tanë.”, ka shkruar ajo.

Sa i përket muzikës, Tuna, kohët e fundit, ka qenë më e tërhequr nga muzika e projektet e reja, por që ka paralajmëruar rikthimin në muzikë./Lajmi.net/