Tuna akuza të forta ndaj Patrisit, e krahason me jashtëqitje: Fëmijët në spital ai bën hiking

Tuna e Patrisi, komentohen shpesh për lidhjen e tyre e cila shpesh po rezulton me ndarje.

Së fundi një storje e Tunës i thotë të gjitha, shkruan lajmi.net.

Ajo ka postuar djalin e saj në spital, teksa ka hedhur akuza të forta drejt ish partnerit të saj, Patrisit.

Ajo e ka akuzuar atë përmes dy postimeve.

“Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”, thuhet në të parin.

Në postimin e dytë, Tuna e krahason Patrisin me jashtëqitje nga “emoji” i përdorur.

“Baba që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të hospitalizuar”, thuhet në postim.

Tuna postime të tilla ka bërë edhe më herët./Lajmi.net/