Tuchel përmend lojtarët që mësoi shumë prej tyre kur ishte te Chelsea, por të kundërtën e thotë për Mbappen

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel ka thurur lavde për disa prej lojtarëve që i kishte te Chelsea.

Në podiumin e panairit sportiv të Mynihut ISPO, trajneri diskutoi marrëdhënien e tij me lojtarët që ai drejtonte.

“Ka emra të mëdhenj, por ka edhe superyje të qetë si Gundogan, Mkhitaryan në Dortmund, Marquinhos dhe Thiago Silva në Paris. Ose Kante, Mount, Kovacic, Havertz në Chelsea”, deklaroi ai.

Tuchel vazhdoi: “Kam mësuar shumë nga këta lojtarë si trajner. Ata janë po aq të rëndësishëm sa personazhe të tjera, aq sa mbajnë ekipin”.

Në të kundërt, Tuchel tha për Kylian Mbappen: “Ata janë shumë kërkues dhe plot talent. Ata kanë një ego të madhe që i shtyn përpara. Ju duhet një lidhje e mirë, përndryshe nuk do të jeni në gjendje t’i bindni për idetë tuaja”.

Gjermani ishte shkarkuar nga Chelsea nga pronarët e rinj pas një hubmje nga Dinamo Zagrebi në Ligën e Kampionëve, duke i shokuar të gjithë në botën e futbollit.