Tuchel nuk e do Ronaldon te Chelsea

Për disa është më i miri që ka luajtur ndonjëherë, por disa të tjerë as nuk e duan në skuadër. Situata e Cristiano Ronaldo nuk është më e mira e mundshme.

Ylli portugez nuk është i kënaqur te Manchester United dhe beson se duhet të luajë në Champions League, por skuadrat e këtij niveli nuk janë të gatshme të investojnë në të.

Ronaldo po kërkon skuadër të re. Chelsea shihej si destinacion, por ka raportime që thonë se Tuchel nuk e do në skuadër.

‘The Sun’ bën të ditur se trajneri gjerman dëshiron t’iu jap prioritet objektivave tjerë të merkatos, përcjell lajmi.net.

Tentimi i Chelsea për të afruar Ronaldon në ‘Stamford Bridge’ mund të bllokohet nga Tuchel.

CR7 në anën tjetër nuk është paraqitur në stërvitjen e Man United, duke u arsyetuar se ka probleme familjare.

Erik ten Hag është në pritje të një vendimi zyrtar qoftë nga klubi ose vet lojtari.