Thomas Tuchel ka mbetur i detyruar që të bëjë një ndryshim të minutës së fundit në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.
Tuchel kishte njoftuar listën prej 26 lojtarëve të ftuar mëngjesin e së premtes, aty ku kishte bërë disa përzgjedhje që kishin befasuar tifozët.
Tekniku gjerman kishte vendosur t’i çojë ftesën kapitenit të Ajaxit, Jordan Henderson dhe Marcus Rashford.
Megjithatë, ai tani është detyruar të bëjë një ndryshim të pa planifikuar në ekipin e tij dhe lojtari që ka ftuar padyshim se do t’i gëzojë tifozët e ‘Tre Luanëve’.
Midfielder @Morgangibbs27 has been added to the #ThreeLions squad and will report to St. George’s Park alongside the rest of the group tomorrow…
— England (@England) March 16, 2025
Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer u detyrua të tërhiqet nga grumbullimi pasi duhet t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore për shkak të një lëndimi muskular.
Zëvendësimi i tij do të jetë Morgan Gibbs-White i cili këtë sezon po shkëlqen me Nottingham Forest dhe shumë tifozë kishin besuar se ai duhej ta merrte ftesën qysh në fillim.
“Morgan Gibbs-White është shtuar në ekipin e Anglisë. Mesfushori i Nottingham Forest tani do të raportojë në St George’s Park së bashku me pjesën tjetër të ‘Tre Luanëve’ për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Shqipërisë dhe Letonisë”, thuhej në njoftimin e Anglisë.