Trupat e viktimave të aksidentit dërgohen në morgun e Spitalit të Prizrenit

Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, janë dërguar në morgun e Spitalit të Prizrenit, raporton Express.

Gazetarja e T7, Ardita Rashiti, po qëndron te morgu i Spitalit të Prizrenit dhe sjell foto prej atje.

Ndryshe, sjellja e trupave të viktimave është bërë me tri vetura, nën përcjelljen e policisë.

Në vendkalimin kufitar janë parë edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipër, Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Prej kompanisë që po e kryen transportin kanë deklaruar se këtë po e bëjnë vullnetarisht.

“Gjithë përgatitjet janë bërë nga kompania. Ne e kemi kry transportin vullnetarisht”, ka deklaruar një prej përfaqësuesve të kompanisë.

Varrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasditës./Gazeta Express