Trump nuk mund të pajtohet: Ishim në përparësi, votat tona u zhdukën si me magji

Kandidati demokrat për president i SHBA, Joe Biden ka bërë thirrje për numërimin e çdo vote. Në një mesazh publikuar në rrjetet sociale, Biden shprehet se duhet pritur numërimi deri në fund.

Rezultati aktual i zgjedhjeve në SHBA është ende i paqartë. Numërimi ka përfunduar në pjesën më të mëdha të shteteve, por pa përcaktuar fituesin.

Ndërkohë Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një postim në Facebook hedh dyshime për manipulime dhe numërim selektiv të votimeve.

Trump shkruan se një natë më parë ai ishte duke kryesuar në gjithë shtetet me sondazhe, por “sot votat janë zhdukur si me magji”.

Beteja elektorale po zhvillohet në 7 shtetet ku procesi nuk është mbyllur: Miçigan, Xhorxhia, Arizona, Nevada, Pensilvani.

Deri më tani Joe Biden ka marrë 224 vota elektorale ndërsa Presidenti Donald Trump, 213. Për të shpallur kandidatin fitues duhen 270 vota.