Trump nuk do të mbyllë Nju-Jorkun

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi se nuk ka nevojë për karantinë të Nju-Jorkut.

Ai paraprakisht e paralajmëroi mundësinë për mbylljen e Nju-Jorkut dhe pjesë të Nju-Xhersit dhe Konektikatit si masa në luftën kundër koronavirusit të ri.

Guvernatori i Nju-Jorkut, Endru Kuomo se mbyllja do të jetë “vdekjeprurës dhe anti-amerikan”. Ai shtoi se Nju-Jorku i ka zbatuar masat e karantinës, si ndalesë për tubime të mëdha dhe i ka urdhëruar njerëzit të qëndrojnë një shtëpi, por se është kundër “mbylljes”.

Me më shumë se 123.000 njerëz të infektuar me Kovid-19, SHBA është e para sipas numrit të rasteve në botë, derisa numri i vdekjeve arrin 2.200.