Angellovska: Nuk do të ketë shkurtime buxhetore në pensione e sigurime sociale

Autoritetet po bëjnë thirrje për të menaxhuar sa më mirë situatën e krijuar nga masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ministrja e Financave, Nina Angellova ka thënë në intervistën për Radio Evropa e Lirë, se duhet ruajtur çdo vend pune, si një mundësi për të tejkaluar ditët e vështira. Ajo ka thënë se duhet ruajtur likuiditeti i buxhetit dhe ekonomisë,për të pasur mundësi për të rifilluar me hapa të shpejtë pas tejkalimit të krizës.

Duke folur për çfarë do të shkurtohej nga buxheti, Angellovska theksoi se gjithçka që është në funksion të përballjes me krizën, nuk mund të jetë lëndë e shkurtimit, si shëndetësia dhe siguria. Ajo theksoi se duhet të sigurohen para për çdo qytetar që të ketë mjete, të rrjedhë mbrojtja sociale dhe të gjithë të jenë solidarë, realë de të vetëdijshëm.

NINA ANGELLOVA, MINISTRE E FINANCAVE

“Nëse flasim për shkurtim në anën e shpenzimeve, do të ketë shkurtim të mallrave dhe shërbimeve të caktuara, shërbimeve të caktuara kapitale siç është blerja e pajisjeve, licencave, softuerëve. Mund të shkurtohet gjithçka që është thelbësore dhe drejtpërdrejt nuk lidhet me përballjen e krizës. Kemi një qëllim të vetëm – të ruhet çdo vend pune, secili të ketë mjete ta mbijetojë këtë periudhë, të gjithë të jemi solidarë”

Angellova theksoi se pakoja e parë e masave me të cilat ofrohen kredi pa interes, subvencionim të kontributeve dje shtyrje të pagesë së akontacioneve të tatimit të përfitimit, kushton përafërsisht 40 milionë euro.