Trump futet në bunkerin e sigurisë për shkak të protestave

Vijojnë protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku si pasojë e trazirave presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij janë vendosur në bunkerin e sigurisë nën shtëpinë e Bardhë, shkruan La Repubblica

Ndërsa është rikthyer rendi në Mineapolis ku policia e mbështetur nga 13 mijë ushtarë të rojeve kombëtare arriti të marrë kontrollin e qytetit, por tensionet përhapen në Uashington, me protestuesit që kanë rrethuar Shtëpinë e Bardhë, në Los Anxhelos dhe Filadelfia.

Në shumë qytete amerikane dhe të dielën vijuan protestat në ditën e gjashtë që nga vdekja e George Floyd, afroamerikanit të vrarë nga një agjent policie në Mineapolis. Nëse gjatë ditës protestta ishin paqësore, sapo nisi të errësohej nisën trazirat dhe skenat e dhunës, raporton abcnews.al

Në Uashington disa manifestues arritën të ndezin një zjarr të vogël vetëm pak metra larg shtëpisë së bardhë në sheshin Lafajet. Shërbimi sekret që mbron presidentin dhe familjen e tij zhvendosi Donald dhe Melania Trump në bunkerin e emergjencës nën shtëpinë e bardhë. Evakuimi i presidentit dhe zonjës së parë zgjati rreth një orë, gjatë këtij operacioni janë fikur të gjitha dritat e ndërtesës presidenciale për të reduktuar pamjen nga jashtë.

Në një nga zonat më luksoze të Los Anxhelesit, pikërisht në orarin kur zakonisht bëhet shopping, banda të organizuara kanë thyer vitrinat duke vjedhur artikuj të ndryshëm. Forcat e policisë në atë moment ishin përqendruar në monitorimine një proteste paqësore pak më larg. Automjete të ndryshme sillin bandat në zonën e dyqaneve duke bërë që grabitjet të vazhdonin për shumë kohë, aq sa pamjet janë transmetuar në të gjtiha mediat. Një spektakël kaosi dhe anarkie, të një rendi social në kolaps si në një nga momentet më të këqija të historisë amerikane, raporton abcnews.al

Skena të ngjashme u panë dhe në Filadelfia dhe Pensilvani, me dyqane të shkatërruara dhe grabitje.

Për herë të parë vëmendja u largua nga Mineapolis, vendi i tragjedisë që ishte dhe origjina e protestave. I vetmi momet tensioni ishte kur një kamionist u përpoq të shtypte disa protestues, pasi u kap dhe u rrah nga turmas ai u arrestua, dhe më pas u dërgua në spital.

Por kjo e dielë u mbyll nën hijen e një makthi. Pjesa më e madhe e amerikanëve – jo vetëm ata me ngjyrë – që po protestojnë kundër dhunës së policisë kanë frikë se kjo revoltë e madhe do të devijojë. Në përplasjet me policinë ranë në sy profesionistë të guerrilies urbane, pas tyre grabitësit dhe ata që përfitojnë nga kaosi për të zbraxur dyqanet. Dëmet e shkaktuara rëndojnë dhe më shumë një situatë dramatike ekzistuese. Me paralajmërimin se depresioni ekonomik do të jetë dhe më i vështirë pas kësaj vale shkatërrimesh./abcnews.al