Trixa vjen me një urim të veçantë për Eugent Bushpepën

Muzikanti i njohur Eugent Bushpepa sot feston ditëlindjen.

E një urim të veçantë muzikanti e mori nga këngëtarja Beatrix Ramosaj, shkruan lajmi.net

“Urime ditëlindjen këtij legjende që e thërras idol. Ky njeri më ka bërë që të përformoj dhe të punoj fort dhe gjithmonë jam inspiruar nga muzika e tij, spektaklet live dhe zëri i i tij i bukur. Të dua shkoke. S’mund të të falënderoj mjaftueshëm” , shkroi ajo.

Ndryshe Eugenti ka punuar për shumë projekte muzikore të Trixës.