Trimi Jetullahu tregon arsyen e pauzimit në muzikë

Trim Jetullahu edhe pse nuk ka shumë vite në skenën e muzikës shqiptare ai është një artist shumë i dashur për publikun.

Këngëtari i është përgjigjur së fundmi pyetjeve të fansave në Instagram, ku ndër tjerash flet edhe për mungesën e tij tash e sa muaj dhe projektin e ri.

Në përgjigjen e dhënë Trimi tregon se kënga e re është gati dhe pritet të dalë së shpejti, arsye e mos publikimit deri më tani ishin disa çështje private.