Tridhjetë ditë arrest shtëpiak për aktoren Silvija Stojanovskën

Tridhjetë ditë arrest shtëpiak sonte i është shqiptuar aktores Silvija Stojanovkës pasi paraprakisht ajo kishte dal para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale në Shkup.

Një pjesë e mediave lajmëruan se Stojanovska është arrestuar lidhur me sekuestrimin e një sasie më të madhe të drogës.

Krahas saj, para gjykatësit në procedurë paraprake ishte nxjerrë edhe një person për të cilin me kërkesë së Prokurorisë i është caktuar paraburgim treditor.

“Para gjykatësit të procedurës pranë Gjykatës Penale Themelore Shkup vonë pasdite ishin marrë dy persona me propozim të Prokurorisë për përcaktimin e masave për sigurim të pjesëmarrjes. Pas vlerësimit të fakteve dhe provave, gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe S.S i ka përcaktuar masë “arrest shtëpiak”, ndërsa V.B i ka caktuar masë paraburgimi për të dy në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, i formojnë nga Gjykata Penale.

Kundër këtij vendimi, të dy kanë të drejtë të ankesës para Këshillit Penal.