Tri klube evropiane në garë për shërbimet e Coman

Kingsley Coman ka rënë në radarain e top klubeve të Evropës.

Coman duket se do të largohet nga Bayer Munich në merakton e dimrit, transmeton lajmi.net.

Futbollisti ka humbur vendin në formacionin startues të gjigantit gjerman dhe kërkon një klub ku mund të ketë më shumë minutazh.

Sipas ‘Fichajes’ janë tre klube evropianë të cilat do të synojnë transferimin e tij në afatit kalimtar të janarit..

Bëhet fjalë për ekipet angleze Liverpool, Tottenham dhe Juventusi nga Italia.

25-vjeçari, ka kontratë me ‘Bavarezët’ deri në vitin 2023 dhe thuhet se është duke refuzuar të rinovojë marrëveshjen me klubin.

Francezi këtë edicion ka zhvilluar katër ndeshje në të gjitha garat.