Tri bomba artizanale të paaktivizuara, të cilat janë nga Lufta e Parë Botërore, janë gjetur dje në afërsi të fushës së futbollit në fshatin Orizare e Poshtme të Manastirit.
“Më datën 16.08.2020 në orën 12.45 në SPB Manastir është raportuar se në afërsi të fushës së futbollit në fshatin Orizare e Poshtme, të Manastirit, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, janë gjetur tri bomba artizanale të paaktivizuara, të cilat janë nga Lufta e Parë Botërore”, kumtuan sot nga MPB-ja.
Bombat janë larguar në mënyrë të sigurt nga një piroteknik i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. ar/