Ndërprerje në furnizimin me ujë nesër prej orës 8:00 do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të bulevardit “Boris Trajkovski”, gjegjësisht nga udhëkryqi me bulevardin “Serbia” deri te Ohisi.
Siç bëri të ditur NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti në rrugë në bulevardin “Boris Trajkovski” 11/1.
Ndërprerje në furnizimin me ujë nesër prej orës 9 do të kenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të locuar në rrugën “Hristo Smirnenski”. Ndërprerja është për shkak të punimeve në këtë rrugë.
Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në sanimin e defekteve. fc/