Treni godet makinën në Rramanli, dy të lënduar

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Rramanli, ku sipas burimeve të Alsat, treni ka goditur një makinë me targa të huaja.

Sipas informacioneve që ka Alsat, dy persona tashmë janë dërguar në Spital, derisa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.